LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Maqedonsisë konfiskon 30 kilogramë duhan për nargile

Dogana e Maqedonsisë konfiskon 30 kilogramë duhan për nargile

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëjnë të ditur se me 25.04.2023, nënpunësit në vendklaimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të vendit kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 30 kilogramëve duhan me aromë nargile.

“Automjeti me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar është përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 120 kuti me 250 g duhan nargile me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur”, thuhet në raportin e Doganave të Maqedonisë, njfoton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se me këtë është shmangur tentativa për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat eshte anashkaluar pagesa e taksave në vlerë prej mbi 65 mijë denarë.

“Mallrat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit janë bërë kallëzime përkatëse në institucionet kompetente”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/