Janë 115 milionë euro më pak që janë mbledhur nga Dogana e Kosovës që nga fillimi i vitit 2020, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ky institucion ka arritur t’i mbledh 972 milionë euro.
Ndonëse në fillim të këtij viti, performanca e të hyrave ishte i kënaqshëm, rënia e të hyrave prej 11 për qind, filloi nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19. Por këto të hyra, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavileci, kanë filluar të përmirësohen muajt e fundit, ku sipas tij ka një rritje graduale dhe kthim nga normaliteti.
“Nëse shikohen të hyrat prej fillimit të vitit e deri në fund të muajit tetor, kemi vërejtur që fillimi i vitit ka qenë mjaftë i mirë në performancen e të hyrave por për shkak të pandemisë dhe uljes së konsumit ditor dhe rënies së çmimeve të ndryshme, kemi parë ngadalësim të të hyrave në këtë vit. Nëse shikohet në aspektin e përqindjes, javëve të fundit ka filluar të përmirësohet të hyrat dhe ka filluar që të kemi një rritje graduale dhe kthim të lakores së normale e mbledhjes së të hyrave. Në aspektin statistikor nëse në vitin 2019 kemi pasur 972 milionë euro të mbledhura deri më sot, atëherë këtë vit kemi 857 milionë euro, pra rreth 115 milionë euro më pak të hyra apo 11 për qind se vitin e kaluar”, tha Stavileci për EO.
E kjo situatë me pandeminë, sipas tij ka mundur të prodhoj edhe skenarë më të keq, ku të hyrat kanë mundur të dëmtohen më shumë.
Stavileci ka thënë se kanë hyrë në një fazë të rikuperimit të të hyrave, e që nuk kanë mundur të mblidhen në kulminacionit të pandemisë.
“Besoj që ka pasur skenarë që të hyrat kanë mundur të dëmtohen më shumë, por sidoqoftë performanca e të hyrave është e lidhur direkt me performancën e gjithëmbarshme të ekonomisë së Kosovës, për shkak se lidhet me tregtinë ndërkombëtare dhe me të gjitha aspektet, në momentin e ngadalësimit të tregtisë ndërkombëtare, normalisht se edhe ne kemi pasur pritje që të kemi rënie të të hyrave, por rënia në një periudhë të caktuar ka kaluar deri në 130 milionë më pak, derisa tani jemi prapë kemi hyrë në atë fazën që jemi duke e rikuperuar këto të hyra të cilët nuk kanë arritur t’i mblidhen në kulminacionit të pandemisë”, ka thënë Stavileci.
Teksa ka folur për të hyrat nga Dogana, zëdhënësi i këtij institucioni ka thënë se deri në fund të këtij viti synojnë t’i mbledhin edhe 200 milionë euro, për ta arritur cakun e mbledhjes së 1 miliard eurove.
“Ne presim që brenda këtyre muajve që kanë mbetur deri në përfundim të vitit tentojmë t’i mbledhim edhe më shumë se 200 milionë euro deri në përfundim të vitit, që me këto 200 milionë euro ta tejkalojmë cakun që e kishim mbi 1 miliard euro të mbledhura për buxhetin e shtetit, por siç duket është vështirë për shkak të situatës me pandeminë ndikon në performancën e të hyrave”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën