LAJMI I FUNDIT:

Dogana e ATK-ja nuk do të bashkohen (Video)

Dogana e ATK-ja nuk do të bashkohen (Video)

Bashkimi i Doganave të Kosovës me Administratën tatimore të Kosovës nuk do të ndodhë në formë klasike por vetëm disa departamente do të bashkohen të këtyre institucioneve. Kështu ka bërë të ditur Lulzim Rafuna, këshilltari ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Bashkim klasik sipas tij, nuk do të bëhet për shkak se Dogana është element i shtetësisë për një shtet.

“Sipas gjendjes politike aktuale të Kosovës nuk do të ketë bashkim klasik të Doganës dhe Administratës Tatimore, por do të bashkohen disa sektorë. Dogana si institucion do të qëndroj, për arsye se dogana është element i shtetësisë, pra në këtë kohë me të cilën gjendemi nuk mund ta eliminojmë doganën, sidomos kur tani jemi bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Doganave”, shpjegoi Rafuna.


Sipas tij, Ministria e Financave është e kënaqur me Doganën dhe ATK-në sa i përket mbledhjes së të hyrave.

“Jemi të kënaqur me Doganën e Kosovës, sepse është duke përformuar mirë në mbledhjen e të hyrave dhe deri më tani nuk kemi asnjë vërejtje. Gjithashtu edhe Administrata Tatimore e Kosovës është duke performuar mirë”, tha Rafuna.

Ai ka treguar se nga 1 janari i vitit 2019 tatimet nuk do të mblidhen në kufi, por brenda vendit.

“Më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk do të mblidhet tatimi në kufi, por do të mblidhet në brendësi nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku do të krijohet një departament për këtë çështje”, tha Rafuna. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori