Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, tha të shtunën mbrëma se entiteti serb “ka forcë” dhe se ai mund të funksionojë edhe “nën trysni të madhe tinëzare” nga Shtetet e Bashkuara, pasi zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar theksoi të premten se ky entitet nuk ka kapacitet për t’u pavarësuar.
“Ata frikësohen se nuk po qeverisin këtu ashtu siç duan, dhe pikërisht këtu Republika Srpska e tregon fuqinë e saj. Ata po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit për paqen, dhe për këtë na fajësojnë ne. Prandaj Republika Srpska ka forcë”, tha Dodik në rrjetin social X.
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten se nuk mendon se Republika Srpska ka forcë të ndahet nga Bosnja, me gjithë kërcënimet e Dodikut për ta bërë një gjë të tillë.
“Ndonëse kërcënimet e Dodikut shkaktojnë dëm, nuk mendoj që një entitet i varfër me 750.000 njerëz, që është në borxhe në rritje, do të ketë kapacitet për të sfiduar NATO-n apo për të shpallur pavarësinë, dhe për të qenë i qëndrueshëm”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë.
Dodik theksoi të shtunën se qëllimi i Escobarit ishte ta shfaqë Republikën Srpska “si një vend i keq, i cili nuk mund të jetojë pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre”.
“Nëse amerikanët po lobojnë që Kosova të jetë shtet, pse t’u pengojë Republika Srpska si shtet. Republika Srpska ka paga më të mira, ekonomi më të sigurt dhe eksport më të madh, më pak borxhe; ka gjithçka më të mirë se ai përbindëshi nga i cili ata po përpiqen të krijojnë shtet”, shkroi Dodik.
Dodik pretendoi se Shteteve të Bashkuara janë përpjekur ta “dëmtojë” Republikën Srpska në Bosnjë e Hercegovinë “për tri dekada” dhe se deklarata e fundit e Escobarit nuk është rastësi dhe vjen në një kohë kur Bosnja e Hercegovina duhet t’i hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian.
“Ata nuk bëjnë asgjë, na sanksionojnë, i kërcënojnë bankat për të mos bashkëpunuar me Qeverinë, me autoritetet e Republikës Srpska, e akuzojnë Dodikun, mua, janë të bezdisur nga lidhjet tona me presidentin (e Rusisë) Vladimir Putin dhe që ne po i nisim bisedimet me BE-në”, shtoi ai.
Dodik është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Srpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë.
Për shkak të “aktiviteteve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit”, Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Dodik më herët ka deklaruar se nuk ka frikë nga paralajmërimet amerikane dhe ka kërcënuar se do ta kthejë kufirin e entitetit në kufi shtetëror.
Ambasada amerikane në Sarajevë paralajmëron për rrezikun e politikës separatiste të Dodikut, duke deklaruar se ajo “vë në rrezik perspektivën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, demokracinë dhe ekonominë e saj”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Arrestohet miliarderi francez

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë