LAJMI I FUNDIT:

Dodik e “këshillon” Vuçiqin: Në rast të njohjes së Kosovës, të njihet edhe pavarësia e Republikës Serbe në Bosnjë

Dodik e “këshillon” Vuçiqin: Në rast të njohjes së Kosovës, të njihet edhe pavarësia e Republikës Serbe në Bosnjë

Të enjten, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik e këshilloi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që të përdorte Republikën Serbe (RS) si një “karrem” në bisedimet e Kosovës.

Pas takimit me Vuçiqin në Banja Luka, Dodik pohoi se fati i Republikës Serbe të lidhet me atë të Kosovës në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo do të nënkuptonte që në rast se Beogradi do ta njehte pavarësinë e Kosovës, të njëjtën gjë do të duhej ta fitonte edhe entiteti serb në Bosnje, i cili më pas do të bashkohej me Serbinë”, tha Dodik në një konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë se Dodik ka vite që pretendon se Republika Serbe është në të vërtetë shtet i pavarur, dhe këtë e përsëriti gjatë ditës së sotme, duke sugjeruar që autoritetet në Banja Luka kanë të drejtë të vendosin në mënyrë të pavarur se çfarë politike të jashtme do të ndjekin.

Në të njëjtën kohë, interesat e Serbisë gjithmonë do të jenë në radhë të parë, theksoi ai.

Vuçiq tha se “duhet të mendojë” për propozimin e Dodik, por theksoi se Marrëveshja e Dejtonit është “e padiskutueshme” për Serbinë, shkruan index.hr.

Beogradi dhe Prishtina rifilluan dialogun në Bruksel javën e kaluar pas ngërçit për një vit e gjysmë.

Bisedimet u pezulluan në fund të vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës vendosën 100 për qind taksë doganore për mallrat me origjinë nga Serbia në shenjë hakmarrjeje për veprimet diplomatike të Beogradit për lobim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për të parandaluar pranimin në organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori