LAJMI I FUNDIT:

Doda kërkon mbajtjen e një seance përkujtimore për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë

Doda kërkon mbajtjen e një seance përkujtimore për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë

Deputetja shqiptare e Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda kërkoi sot në konferencën e kryetarëve, mbajtjen e një seance përkujtimore më 27 qershor në Kuvendin e Shqipërisë për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë.

Sot në konferencën e kryetarëve nisur nga diskutimi lidhur me projekt-rezolutën e paraqitur në Parlament për gjenocidin në Bosnje Hercegovinë, Mesila Doda, kërkoi zyrtarisht që Kuvendi i Shqipërisë më së pari duhet të nderojë viktimat e shqiptarëve të Çamërisë.


“Nuk kam asnjë problem që ne të shprehemi lidhur me aktet gjenocidiale të ndodhura në vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciativë do mendoja që duhet më së pari të nderojmë historinë tonë. Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë”, ka thënë Doda.

“Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbajë një seancë përkujtimore për këtë popullsi martire, duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme. Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seancë në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, shprehet ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori