LAJMI I FUNDIT:

Dobësohet “Made in Germany”

Dobësohet “Made in Germany”

Porositë për mallrat e prodhuara në Gjermani kanë rënë për të tretin muaj radhazi gjatë marsit, për shkak të kërkesës së dobët jashtë vendit, duke treguar se fabrikat në ekonominë më të madhe të Europës pritet të humbasin vrull.

Kontratat për mallrat gjermanë ranë me 0.9 për qind, duke ndjekur rënien me 0.2 për qind në muajin Shkurt, sipas të dhënave të Byrosë Federale të Statistikave. Sipas analistëve, rënia e porosive industriale nënkupton se ekonomia do të ngadalësohet.


Qeveria uli projeksionet për ekonominë në vitin 2018, me një rritje prej 2.3 për qind nga 2.4 për qind që priste më parë, duke nënvizuar tensionet ndërkombëtare mbi tregtinë. /Telegrafi/