"Do të kem mundësinë, ose tani ose më vonë" - Celina flet për ftesën e Kosovës

Pas triumfit të jashtëzakonshëm të Kosovës ndaj Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës më herët në shtator, Bersant Celina u rikthye në fushë disa ditë më vonë për ndeshjen e tij me Gais në Karlberg.
Tema kryesore mbeti Kombëtarja e Kosovës, ku sulmuesi ka regjistruar deri më tani 38 paraqitje me ekipin e parë. Debutimi i tij erdhi në vitin 2014, pas periudhës ku përfaqësoi Norvegjinë në nivelet e të rinjve.
Megjithatë, Celina mungoi në ndeshjen ku Suedia u mund në Prishtinë, edhe pse sipas tij ishte shumë afër pjesëmarrjes.

Celina, edhe pas performancës fantastike të së dielës kundër Gais, ku shënoi super gol, mbetet i pasigurt për thirrjen në ekipin e Kosovës.
“Nuk e di, por kam folur me trajnerin e Kombëtares së Kosovës. Do të kem mundësinë, ose tani ose më vonë. Por nuk e di, varet nga ai”, deklaroi Celina duke iu referuar Franco Fodas.
Foda tashmë po monitoron situatën e Celinës përpara kualifikueseve të Kupës së Botës, veçanërisht pas golit të rrallë dhe të bukur që 29-vjeçari shënoi të dielën kundër Gais.

Goli që barazoi rezultatin në 1-1 ishte një demonstrim i aftësisë së lartë teknike, pasi Celina goditi topin me volej jashtë zonës së penalltisë, duke e dërguar topin në rrjetë.
“Ishte shumë bukur, por kam shënuar gola edhe më të mirë... por ka kaluar shumë kohë tani”, u shpreh Celina me një buzëqeshje.
Kjo paraqitje e tij e fundit mund të ketë ndikuar në vendimin e Fodas për grumbullimin e radhës, duke mbajtur të hapur mundësinë e kthimit të tij në kombëtare. /Telegrafi/
🤹 Bersant Celina med ett konstnummer av högsta klass.
Redan på söndag går vi för nya målvrål på hemmaplan.
Gör som närmare 22 000 andra redan har gjort – säkra din plats till matchen mot IFK Värnamo på https://t.co/rPTD1JY0MW. pic.twitter.com/V64hwcgJAG
— AIK Fotboll (@AIKfotboll) September 29, 2025




















































