LAJMI I FUNDIT:

DnV: Zgjedhje të qeta dhe të rregullta në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

DnV: Zgjedhje të qeta dhe të rregullta në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Demokracia në Veprim (DnV), përmes ekipeve mobile, po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut duke mbuluar pjesën më të madhe të qendrave të votimit në këto dy komuna.

Përgjithësisht, DnV vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor është zhvilluar pa incidente apo parregullsi që mund të cenojnë integritetin e këtij procesi. Dalja e votuesve në Komunën e Podujevës është deri më tani është në nivele të kënaqshme, marrë parasysh situatën me pandeminë si dhe trendet e daljes në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ndërsa, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për pjesëmarrje më të ulët në zgjedhje.


Sa i përket zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, DnV konsideron që masat dhe procedurat e parapara të votimit përmes udhëzimit të KQZ-së, nuk janë respektuar sa duhet. Përkundër faktit që KQZ ka angazhuar ekipe monitoruese të zbatimit të masave anti-COVID, të cilat kanë qenë të pranishme në pothuajse të gjitha qendrat, vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për respektim të pjesshëm të mbajtjes së maskës në mënyrë adekuate. Kjo është vënë re më shumë në radhët e komisionerëve. Po ashtu në shumë raste është raportuar për mosrespektim të distancës fizike, si në radhët e votuesve, ashtu edhe të komisionerëve. Ndërsa, dezinfektimi i duarve është masa e cila është respektuar më së paku, sipas vëzhguesve tanë.

Bazuar në vlerësimin tonë, KQZ nuk ka shfrytëzuar të gjithë kapacitetin e disponueshëm lidhur me hapësirat e votimit, meqë rast në disa qendra të votimit ka mbingarkim me votues, që ka rezultuar edhe me pamundësi për mbajtje të distancës, ndërsa objekte tjera publike (shkolla) nuk janë marrë fare në shfrytëzim për proces të votimit. Sa i përket hapësirave, vlen të përmendet që në shumë raste është evidentuar numër më i madh i vëzhguesve, në kundërshtim me vendimin e KQZ-së që ka paraparë vetëm një vëzhgues për entitet në vendvotim.

Pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet sfidë e procesit zgjedhor në këto dy komuna, sikur edhe në zgjedhjet paraprake. Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për shqetësime të ngritura nga qytetarët për praninë e personave të vdekur në lista të votimit, si dhe janë evidentuar pakënaqësi lidhur me ndërrimin e qendrave të votimit të votuesve. Sa i përket ushtrimit të së drejtës së votimit, disa qytetarë janë ankuar që komisionerët nuk ua kanë lejuar të drejtën e votimit për shkak të skadimit të afatit në dokumente identifikuese, çështje kjo e cila nuk është adresuar si duhet nga KQZ dhe institucionet tjera relevante.

DnV ju bën thirrje qytetarëve që kohën e mbetur t’a shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, në përputhje me manualet për parandalimin e koronavirusit. Po ashtu, DnV kërkon nga komisionerët e subjekteve politike që të garantojnë mbarëvajtje të procesit të votimit, si dhe t’i kushtohet vëmendje e veçantë procesit të numërimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori