LAJMI I FUNDIT:

DnV: Vendimi i Gjykatës Supreme, precedent i gabuar që mund të ndikojë integritetin e procesit zgjedhor

DnV: Vendimi i Gjykatës Supreme, precedent i gabuar që mund të ndikojë integritetin e procesit zgjedhor

Demokracia në Veprim (DnV) ka ndjekur të gjitha zhvillimet lidhur me pakot me fletëvotime të supozuara, të cilat kanë ardhur me vonesë nga diaspora. DnV njeh dhe respekton maksimalisht të drejtën universale të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur, në këtë rast qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit. Mirëpo, kjo e drejtë duhet të ushtrohet duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore të përcaktuara në kuadër të legjislacionit zgjedhor.

DnV konsideron që qëllimi për të cilin janë vendosur procedurat dhe afatet ligjore për ushtrimin e të drejtës së votimit nga jashtë është i bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare dhe si i tillë i shërben garantimit të integritetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor.


“Ne vlerësojmë që vendimi i Gjykatës Supreme për pranimin dhe vlerësimin e këtyre pakove si të rregullta, ndonëse është i zbatueshëm, është jo i drejtë dhe përbën një precedent që mund ta ndikojë negativisht mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Duke marrë në konsideratë kompleksitetin e krijuar lidhur me votimin jashtë vendit në këto zgjedhje, DnV kërkon që kjo çështje të jetë një nga prioritetet kryesore që duhet të adresohet në kuadër të reformës zgjedhore.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori