LAJMI I FUNDIT:

DnV për zgjedhjet në veri: Raportohet për prani të materialit propagandues të subjekteve politike në një qendër votimi në Leposaviq

DnV për zgjedhjet në veri: Raportohet për prani të materialit propagandues të subjekteve politike në një qendër votimi në Leposaviq

Demokracia në Veprim (DnV), e cila po e vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat veriore njofton se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë në 44 qendra votimi me 87 vendvotime.

Sipas DnV në 68% të qendrave të votimit është raportuar për prezencë të zyrtarëve policor.


“Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar për prani të materialit propagandues të subjekteve politike brenda diametrit prej 100m të Qendrës së Votimit, në vetëm një qendër votimi, në Leposaviq.
Nga terreni raportohet se në vendvotime nuk kanë munguar materialet zgjedhore. Prania e personave të paautorizuar nuk është vënë re në asnjë vendvotim”, thuhet në njoftim.

Sipas DnV rreth 60% e qendrave të votimit nuk janë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar.

“Vëzhguesit e DnV-së do të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit. Informatat nga terreni do të jenë të disponueshme për publikun në kohë reale. DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thekson njoftimi.

Demokracia në Veprim (DnV) për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan,19 maj, DnV ka akredituar 116 vëzhgues, duke përfshirë vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe epike mobile të cilët do të jenë në terren për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori