LAJMI I FUNDIT:

Djep-punuesi, zeja që po zhduket në Kosovë (Video)

Djep-punuesi, zeja që po zhduket në Kosovë (Video)

Djepat për fëmijë kanë qenë prezent pothuajse në çdo shtëpi kosovare. Ata kanë janë prodhuar me shekuj nga zdrukthëtaret, e sidomos nga ata të qytetit të Gjakovës.

Ai që dallon për nga mënyra e prodhimit, është edhe djep punuesi Ruzhdi Qarri, i cili me vizatimet e shumta e me dizajne të ndryshme, paraqet edhe mjeshtërinë e rrallë të tij.


“Jam i profesionalizuar për punimin e djepave. E kam traditë familjare. Mundohem t’i punoj në mënyrën sa më të mirë, më perfektë. Nuk kam guxuar të luaj sidomos me dizajnët, kam qenë shumë i kujdesshëm. Punoj edhe djepa të vegjël për fëmijë. Vajzat i preferojnë ti vendosin aty kukullat e tyre. Në çdo zanat ka përgjegjësi. Ndjejë kënaqësi pasi e kam si hobi këtë profesion. Për të dizajnuar një djep më nevojiten 10-12 orë. Më i ri ndoshta e kam punuar më shpejt”, thotë për RTV Dukagjinin, Ruzhdi Qarri.

Ishte vetëm 12 vjeçar kur kishte filluar këtë zanat, për t’i dalë në ndihmë atëkohë babait të tij, për të mos u ndalur më edhe pas 59 viteve.  Ai ka thënë se para se të fillojë si djep punues, fillimisht ka ndërtuar kuti nga druri të njohura si kuti-gji, të cilat kanë shërbyer për mbajtjen e miellit e gjësendeve të ndryshme.

“Kutigjinjët kanë qenë të organizuar në grupe. Varësisht sa janë shitë gjatë ditës së pazarit, shoqata ka bërë kërkesë për prodhim. Për objektet e shitura gjatë javës, kuti-gjinjtë i kanë ndarë paratë në mënyrë proporcionale në fillim të javës pasuese”, tregon më tej Ruzhdi Qarri, përcjell Telegrafi.

69 vjeçari, Ruzhdi Qarri, ka thënë se sot kërkesat për mësimin e kësaj zeje zeje janë janë shumë të vogla, sidomos nga të rinjtë.

“Është zanat në zhdukje e sipër sikur shumë zeje tjera. Në Gjakovë kemi mbetur unë dhe një koleg tjetër që punon saraç”, tregon më tej Ruzhdi Qarri.

Djepat me ngjyra e madhësi të ndryshme, të cilët ishin  të ekspozuara në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, i jepnin vendit një pamje impresionuese, duke shuar kështu  kureshtjen e shumë kalimtarëve, të cilët kthenin kokën nga ta, por sipas Ruzhdi Qarrit nuk po shiten si dikur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori