Djema, kujdes nga vajzat e panjohura, mund të mbeteni pa testise! (Video)

Dmitry Nikolaev, 30, nga Moska, kishte dalë për të pirë në një bar kur një grua tërheqëse i ishte vardisur atij me çka edhe kishin filluar bisedat, transmeton Telegrafi.
Pas pak, ata kishin marrë një taksi dhe kishin shkuar në një sauna aty afër, ku pasi kishin pirë, edhe ishin puthur.
Gjëja tjetër që ai kishte mbajtur mend ishte se pasi ishte zgjuar, kishte filluar të ndjente një dhimbje poshtë belit duke kuptuar se kishte edhe gjak tek pantallonat e tij.
Ai kishte thënë: Takova një vajzë në bar dhe shkuam në sauna me një taksi. Mbaj mend se morra një birrë dhe asgjë tjetër.
Ishte vetëm kur ai kishte arritur në spital tek doktorët të cilët i kishin thënë se ai kishte qenë i droguar dhe se testiset e tija ishin hekur nga dikush që është ekspert në tredhje.
Policia ruse beson se Dmitry ishte cak i grupeve kriminale të cilat i shesin organet në tregun e zi, transmeton Telegrafi.
Ai kishte shtuar: Mendova se ishte vetëm një prerje por doktorët më thanë se testiset e mia ishin larguar krejtësisht.
Ai kishte kaluar orë të tëra në kujdesin intensiv kur doktorët realizuan një operacion të dytë për të mbyllur plagët. /Telegrafi/

















































