LAJMI I FUNDIT:

Dje në Shkup 13 aksidente, lëndohet rëndë një çiklist

Dje në Shkup 13 aksidente, lëndohet rëndë një çiklist

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa edhe pesë persona të tjerë janë lënduar më lehtë, në gjashtë prej 13 aksidentëve të regjistruara në 24 orët e kaluara në rajonin e Shkupit. Shtatë fatkeqësi janë me pasoja/dëme materiale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftohet nga SPB-Shkup, Dragan Veljanoski, gjatë ditës së kaluara gjatë kontrollit të pjesëmarrësve në komunikacion policia e rrugës ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dhjetë drejtues të makinës nuk i kanë respektuar kufizmet e shpejtësisë, tre shenjat e komunikacionit, 12 nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë. Janë ndaluar 11 këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme, pesë drejtues nuk kanë bërë regjistrimin e automjetit, dhe pesë të tjerë kanë drejtuar makinën pa patentë shoferi.
Poashtu me ndihmën e karrotrecit gjaëtë ditës së kaluar janë larguar 47 automjete. /Telegrafi/