LAJMI I FUNDIT:

Djathtistët serbë sërish protestojnë kundër Propozimit evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi

Djathtistët serbë sërish protestojnë kundër Propozimit evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi

Në Beograd më 14 mars u mbajt edhe një protestë e djathtistëve serbë kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Folësit para protestuesve u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit dhe thanë se kjo ishte një “protestë demokratike”.


Protestuesit mbanin simbole nacionaliste dhe të krahut të djathtë.

Në platonë e Fakultetit të Filozofisë, organizatorët iu adresuan turmës, e cila brohoriste “tradhti” dhe “nuk do ta japim Kosovën”.

Organizatorët e protestës kërkuan që në takimin e Ohrit, më 18 mars, propozimi evropian të refuzohet publikisht, të merret vendim që të hiqet dorë nga negociatat dhe të mos zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe të nisin negociatat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, raporton REL.

Protestuesit marshuan përmes rrugëve të qendrës së Beogradit, drejt ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.

Gjatë marshit, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”.

Protesta paraprake, që u mbajt më 7 mars, u njoftua përmes rrjetit rus, Telegram. Protesta u thirr nga organizata e paregjistruar e të djathtës ekstreme Patrulla e Popullit, që ka organizuar disa protesta për të kundërshtuar politikat e Qeverisë serbe karshi Kosovës.

Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian, që njihet edhe si propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Pas gjashtë muajsh negociata me Kosovën dhe Serbinë, BE-ja muajin e kaluar publikoi propozimin që parasheh të çojë palët drejtë një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Më 27 shkurt, gjatë takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për këtë dokument dhe shprehën gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, të dyja shtetet kanë synime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje finale. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori