LAJMI I FUNDIT:

Djali i veteranit të UÇK-së: Nuk po di a me thanë mirëdita, a “zdravo”?!

Djali i veteranit të UÇK-së: Nuk po di a me thanë mirëdita, a “zdravo”?!

Në protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, ka folur Dominik Pllashniku – djali i njërit nga veteranët e UÇK-së.

Ai pyeti nëse babai i tij ka luftuar për të folur shqip apo serbisht.


“S’po di a me iu thënë mirëdita apo ‘zdravo’? Çka është kjo qeveri kështu? A ka luftuar babi im për me fol shqip apo serbisht. 50 për qind të votave, me fol ky parlament serbisht…. Tregom  populli im, a jam mirë a jam gabim? Po më qan zemra kur po e shoh me sytë e mi e po e dëgjoj me veshët e mi fjalën ‘zdravoo’“, tha ai, transmeton Telegrafi.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthejë mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koordinohet me Milan Radoiçiqin.

Ata kërkuan nga presidentja e vendit të mos dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë se po diskriminon ish luftëtarët, në të kundërtën paralajmëruan protesta të vazhdueshme para institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori