LAJMI I FUNDIT:

Djali i Shkelzen Haradinajt: Nderin dhe krenarinë tënde do ta çoj në vend

Djali i Shkelzen Haradinajt: Nderin dhe krenarinë tënde do ta çoj në vend

Djali i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, Luan Haradinaj, ka kujtuar të atin në 18 vjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se ka ndërmend të ndjek rrugën e babait të tij duke i shërbyer me përkushtim e nder vendit.


“Tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vëndit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurr pa t’koritë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Luanit:

“Shkëlzen, sot bëhen 18 vite që kur ti bashkë me Fatmirin, Hasimin e Luanin u përjetësuat në altarin e lirisë për tu shëndrruar në kujdëstarë të përjetshëm të kufijve të Shqipnisë. Lahuten e Malsisë e lexova, edhe me pushkë jam mësu me qit. E kam ndërmend me e ndjek rrugën tënde. Ti e ndërrove jetën tënde e timen, ti e lave veten me gjak për me jetu të lirë. Deshta me të tregu se në Kosovë kemi Polici Shqiptare, Ushtri Shqiptare, e poashtu Student ne Universitete Shqip, po shëtitemi të lirë posht e lart, pa na thënë kush ‘doberdan’ e as na pa sha…Skemi as orë policore e as gjuhë të detyruar serbe…tash edhe unë si ti e kam dhënë betimin që do ti shërbej me nder e përkushtim vëndit tim për të cilin u sakrifikuan breza e breza të tërë….Nderin dhe krenarinë tënde do ta qoj n’vend….Kurr pa t’koritë! I yti Luan Haradinaj” (sic.), ka shkruar Luan Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori