LAJMI I FUNDIT:

Djali i paprekshëm i El Chapo “lë pa fjalë” mysafirët për Krishtlindje – përveç një feste masive, u ofron edhe dhjetëra vetura si dhuratë

Djali i paprekshëm i El Chapo “lë pa fjalë” mysafirët për Krishtlindje – përveç një feste masive, u ofron edhe dhjetëra vetura si dhuratë

Djali i bosit të burgosur të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán trajtoi të pranishmit në shtëpinë e familjes në Sinaloa me makina si dhurata, koncert dhe ushqim falas në një festë masive të Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa pamje të ngarkuara në disa llogari në rrjetet sociale meksikane treguan një seri prej dhjetëra veturash të rreshtuar në ngjarjen në një qytet të paidentifikuar në Meksikë.


Gjesti i Ivan Archivaldo Guzmán ishte i ngjashëm me ato të ish bashkëpunëtorit të El Chapo-s, Pablo Escobar, mbretit famëkeq të drogës, i cili ishte i njohur edhe për dhuratat e tij bujare.

Ndërkohë pamje të tjera thuhet se tregojnë momentin kur fëmijët pranuan dhurata një javë më parë.

I shpëtoi policisë, vëllai i madh liroi edhe të voglin - zbulohet skenari i masakrës midis kartelit të drogës dhe forcave policore në Meksikë
Lexo po ashtu I shpëtoi policisë, vëllai i madh liroi edhe të voglin - zbulohet skenari i masakrës midis kartelit të drogës dhe forcave policore në Meksikë

”Faleminderit Don Ivan”, kishin thënë në unison ndërsa u mblodhën para një aparati celular në një lokacion të pazbuluar në Meksikë.

Llogaria e mediave sociale përmbante gjithashtu një shfaqje të qeseve plastike të supermarketeve të mbushura me artikuj.

Një dhuratë tjetër nga karteli, e cila përfshinte një Honda Civic që kushton 18,000 dollarë në Meksikë, erdhi ndërsa meksikanët po festonin Las Posadas, një festë që nderon ardhjen e Krishtit.

Iván Archivaldo Guzmán, 36 vjeç, është një nga gjashtë djemtë e El Chapo-s, bashkëthemeluesi i Sinaloa Cartel i cili u burgos për jetë, me akuzat e drogës në korrik pas një gjyqi në New York.

Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të El Chapo-s, që shkaktoi luftë me kartelin e drogës në Meksikë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të El Chapo-s, që shkaktoi luftë me kartelin e drogës në Meksikë

Dhuratat e Guzmán ishin të ngjashme me ato nga Escobarit famëkeq, i cili bëri gjeste të ngjashme rreth Krishtlindjes ndërsa drejtonte Kartelin mbizotërues Medellin.

Zotëria i drogës kolumbiane dikur urdhëroi ndërtimin e më shumë se 200 shtëpive për familjet e varfra që jetojnë në lagjet e Moravisë, dhe gjithashtu ndërtoi më shumë se 50 fusha futbolli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori