Pas dështimit të zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës, në rrjetin social Facebook kanë filluar debatet e ashpëra në mes grupeve të ndryshme që, në një formë apo tjetër, kanë interesa të ndryshme brenda Universitetit.
Kështu, anëtari i Këshillit Drejtues, Zeqir Veselaj, ka akuzuar ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, për dështimin e zgjedhjes së rektorit.
“Mungesa e anëtarit ndërkombëtar, dje e pamundësoi që të kemi Rektorin e ri. Votimi i djeshëm tregoi për një situatë që do zgjidhje të shpejtë. Ministri i MASHT-it, duhet të vendos se a mund të mbaj peng Këshillin Drejtues me një anëtar ndërkombëtar që pavarësisht emrit të madh dhe ndihmës së madhe për Kosovën, asnjëherë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e KD-së. Ka shumë sinjale që për shkak të angazhimeve të mëdha të tij e ka të pamundur të vij nga Austria” ka shkruar Veselaj, përcjell ORAinfo.
Por, duket që me këtë konstatim të tij nuk pajtohet djali i ministrit Bajrami, Kushtrim Bajrami.
Ky i fundit ka bërë akuza të rënda në drejtim të anëtarëve të Këshillit Drejtues.
“Këshilli drejtues i Universitetit është peng i interesave të anëtarëve të saj. Është naive të mendohet që disa anëtarë të Këshillit drejtues do ta zgjedhin një rektor me punë të mirëfilltë akademike e shkencore, përderisa janë të paktën tre anëtarë të këtij këshillit që kanë bërë shkelje të rënda të etikës akademike përgjatë karrierës së tyre. Njërit, rektori i Universitetit i kishte marr thirrjen akademike dhe e kishte degraduar për shkak të plagjiaturës. Tjetrit i ishte konstatuar nga profesorët e tij që ishin anëtar të komisioni profesional të FSHMN-së që ka një doktoratë që nuk ka ndonjë vlerë akademike dhe nuk i plotëson kriteret për titullin e doktorit të shkencës. E një anëtar tjetër i Këshillit Drejtues, dikur zëvendësministër i Arsimit, ishte avancuar në thirrjen më të lartë akademike falë mashtrimit që kishte bërë për gjoja publikimin e një punimi në një revistë shkencore kroate. Anëtarë të tillë nuk i duhen organit kryesor qeverisës të institucionit kryesor të arsimit të lartë të Republikës sonë. Të tillë nuk lexojnë CV-të e as nuk ju bëjnë përshtypje programet, ata kanë hallin vetëm te vetja. Ata nuk mund ta votojnë një rektor që ka punë të mirëfilltë akademike dhe shkencore, sepse vota e tyre për një rektor të tillë do të ishte votë për degradimin e tyre, në mos largimin e tërësishëm të tyre nga Universiteti.”
Ja reagimi i plotë i Kushtrim Bajramit:
“Zotni Veselaj,
Këshilli drejtues nuk është peng i një anëtari ndërkombëtar. Këshilli drejtues dje kishte para vetës, siç thoni, intelektual të shquar e me CV brilante. Kishte rastin të dëgjonte edhe programin e tyre. Kishte të gjitha informatat e duhura për të zgjedhur një rektor të Universitetit. Përkundër që ishin 8 nuk arritën të pajtohen për 1. Tash, gishtin për këtë dështim nuk mund ta drejtojnë te i 9-ti që nuk ishte fare aty, e i cili edhe sikur të ishte aty do të mund të abstenonte, e rezultati të mbetej ky që doli mbrëmë.
Këshilli drejtues i Universitetit është peng i interesave të anëtarëve të saj. Është naive të mendohet që disa anëtarë të Këshillit drejtues do ta zgjedhin një rektor me punë të mirëfilltë akademike e shkencore, përderisa janë të paktën tre anëtarë të këtij këshillit që kanë bërë shkelje të rënda të etikës akademike përgjatë karrierës së tyre. Njërit, rektori i Universitetit i kishte marr thirrjen akademike dhe e kishte degraduar për shkak të plagjiaturës. Tjetrit i ishte konstatuar nga profesorët e tij që ishin anëtar të komisioni profesional të FSHMN-së që ka një doktoratë që nuk ka ndonjë vlerë akademike dhe nuk i plotëson kriteret për titullin e doktorit të shkencës. E një anëtar tjetër i Këshillit Drejtues, dikur zëvendësministër i Arsimit, ishte avancuar në thirrjen më të lartë akademike falë mashtrimit që kishte bërë për gjoja publikimin e një punimi në një revistë shkencore kroate. Anëtarë të tillë nuk i duhen organit kryesor qeverisës të institucionit kryesor të arsimit të lartë të Republikës sonë. Të tillë nuk lexojnë CV-të e as nuk ju bëjnë përshtypje programet, ata kanë hallin vetëm te vetja. Ata nuk mund ta votojnë një rektor që ka punë të mirëfilltë akademike dhe shkencore, sepse vota e tyre për një rektor të tillë do të ishte votë për degradimin e tyre, në mos largimin e tërësishëm të tyre nga Universiteti.
Anëtarët e Këshillit Drejtues nuk janë përfaqësues të senatit apo ministrisë. Ata duhet përfaqësojnë veten dhe të veprojnë vetëm sipas bindjes së tyre. Prandaj para se bëni me gisht te tjerët për faktin që ke një koleg ndërkombëtar në Këshillin Drejtues, ndoshta më e udhës do të ishte sikur të interesoheni të kuptoni nëse kolegut tuaj ndërkombëtar i kanë shkuar CV-të e kandidatëve në gjuhën angleze, apo nëse ai ka pasur mundësi t’i lexoj e dëgjoj programet e kandidatëve në gjuhën angleze. Nuk mund të qeveriset universiteti duke mos pasur as aftësitë minimale të organizimit të kushteve të punës për një anëtar ndërkombëtar të Këshillit Drejtues të Universitetit. Një anëtar që shumë universitete të njohura ndërkombëtare do të jepnin e bënin çmos ta kishin në bordet e tyre. Një anëtar që nuk i kushton asnjë cent universitetit, ndërsa është aty për t’i dhënë mundësinë për t’i jap shumë universitetit.
Dështakët e kanë zakon që pas çdo dështimi të drejtojnë gishtin te tjetri. Ata nuk njohin përgjegjësinë e keqardhjen. Përkundrazi, ata besojnë që potencialet e tyre janë aq të mëdha sa të na zgjidhin edhe problemet e shtetit, ashtu siç na i kanë zgjidhur edhe problemet e universitetit. Ata vazhdojnë me i ra radikës!” (sic), ka shkruar Bajrami.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëElshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian