Djali 11-vjeçar i Zidanes shënon një gol të bukur ndaj Barçës në mini-Clasico (Video)

Djali i Zinedine Zidanes, Elyaz Zidane ka shënuar një gol të bukur në garën U12 - MIC 2017 ndaj Barcelonës në finale.
Me këtë rast Los Blancos fituan me rezultat 1-2 dhe ngritën trofeun.
Elyaz është 11-vjeçar, por duket se ka të gjitha kualitetet për të ndjekur hapat a babait të tij.
Ky gol duket se është vetëm një gjallëri e vogël për Los Blancos ku në fund javë i pret sfida e madhe ndaj Barcelonë në El Clasio, sfidë e rëndësohem për titullin në La Liga.
Vlen të theksohet se të katër djemtë e Zidanez luajnë për grupmoshat e Realit.
Enzo (U21), Luca (U18), The (U14) dhe i lartpërmenduri Elyaz. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































