LAJMI I FUNDIT:

‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë serinë e fitoreve, Ibra hero me dy gola (Video)

‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë serinë e fitoreve, Ibra hero me dy gola (Video)

Manchester United kanë fituar në udhëtim ndaj skuadrës West Bromwich Albion.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligës Premier, pasi kanë fituar 2-0 ndaj WBA-së me dy golat e Zlatan Ibrahimovic.

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për mysafirët nga Manchesteri, të cilët u hodhën me fillim në sulm.


Nuk shkoi më shumë se pesë minuta dhe në skenë u shfaq, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi më kokë për 1-0, pas asistimit të saktë të Jese Lingard.

Festa e Ibrahimovicit së bashku me Lingardin

Deri në fund të pjesës së parë, të dy skuadrat patën edhe nga një sulm të mirë me Jonas Olsson (12’), respektivisht Wayne Rooney (23’), por nuk patën sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0 për Unitedin.

Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për mysafirët, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol me anë të sulmuesit suedez.

Goli i dytë personal i Ibrahimovicit u shënua në minutën e 56-të, pas një depërtimi të mirë, ku më parë u shërbye nga Rooney.

Grinta e suedezit pas golit të dytë të shënuar

Në minutat e mbetur, WBA u mundua të ngushtoj epërsinë, por pa pasur sukses dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të ‘Djajve të Kuq’.

Pas kësaj fitore, United e sheh vetën në vendin e gjashtë me 30 pikë dhe ndeshjen e ardhshme luan në shtëpi me Sundelandin, ndërsa WBA renditet e shtata me 23 pikë dhe udhëton te Arsenali. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=W_ZyMvW6sZk

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori