LAJMI I FUNDIT:

Djajtë e Kuq nuk dorëzohen për Griezmannin

Djajtë e Kuq nuk dorëzohen për Griezmannin

Antoine Griezmann është i preferuari i Manchester Unitedit dhe Jose Mourinhos, kështu që Djajtë e Kuq nuk duan të dorëzohen për shërbimet e tij.  

Gjiganti anglez, Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet në transferimet e futbollistëve edhe pse reparti i sulmit për këtë sezon mund të quhet i kompletuar.

Unitedi nuk dorëzohet për Griezmannin, projekton mega ofertën për verën e ardhshme
Lexo po ashtu Unitedi nuk dorëzohet për Griezmannin, projekton mega ofertën për verën e ardhshme

Në afatin kalimtar të dimrit, Djajtë e Kuq e kanë ndërmend të rikthehen në negociata për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili nuk u largua në verë nga spanjollët pasi ata vuanin nga bllokada e FIFA-s për transferime.


Megjithatë, sipas mediave britanike, në janar, spanjollët mund të blejnë lojtarë dhe afrimi i Diego Costas mund të shoqërohet me largimin e yllit francez.

Griezmann mendohet se është lojtari ideal për skemat e Jose Mourinhos, i cili do të bëjë të pamundurën për ta blerë në afatin e dimrit.

Atletico refuzoi verës 140 milionë euro nga Barça për Griezmannin
Lexo po ashtu Atletico refuzoi verës 140 milionë euro nga Barça për Griezmannin

Në rast dështimi në afatin kalimtar dimëror, gjiganti anglez mendohet se do të tentoj me të gjitha forcat gjatë verës.

Klauzola e largimit të Griezmannit momentalisht është 100 milionë euro, por thuhet se do të rritet në 200 milionë.

Për francezin interesim të madh kanë shprehur edhe rivalët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori