DJ Snake bën shqiponjën me duar në afërsi të reperit shqiptar G4shi

Nuk janë të paktë emrat me famë ndërkombëtare nga muzika që kanë dëgjuar për trojet shqiptare.
Afërsia me yjet botërorë si: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, Ava Max dhe Njomza, ka bërë që shumica e të famshmëve nga rrafshi ndërkombëtar, të njihen me prejardhjen e përbashkët të këngëtareve në fjalë.
Së fundmi, DJ me famë botërore, DJ Snake, ka pasur rastin që në festivalin e famshëm"Coachella", të takohet me reperin e njohur shqiptar, G4shi.
Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, DJ Snake shfaqet edhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, në shenjë respekti për shqiptarët.
I njëjti pritet që këtë vit të vijë në Kosovë për festivalin "Sunny Hill", që do të organizohet në muajin gusht.
Ndërkohë, G4shi së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor "My Year", në bashkëpunim me G-Eazy. /Telegrafi/






























































