Është bërë publike agjenda e Avalon Production për verën e vitit 2017.

Bëhet fjalë për ''Skopje Calling 2017'', të cilën do ta hap DJ më i mirë në botë, Martin Garrix.


Ky i fundit do të performojë në kryeqytetit maqedonas më 23 qershor.

Martin Garrix 2

Martin Garrix njihet si pjesmarrës në festivale të mëdha si: Coachella, Ultra Music Festival, Tomorrowland dhe shumë projekte tjera, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Garrix ka performuar me këngëtaret e shqiptare e famshme Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Martin Garrix 1

Biletat për këtë koncert fillojnë të shiten sot në ueb faqen KupiKartiZaSe dhe në rrjetin global i shitjeve Eventim. /Telegrafi/

Martin Garrix 3