LAJMI I FUNDIT:

Dizajnuesi kryesor në Jaguar Land Rover nuk do të pensionohet

Dizajnuesi kryesor në Jaguar Land Rover nuk do të pensionohet

Veturat e reja nga kjo kompani, do të vazhdojnë të dizajnohet nga i njëjti njeri

Muajin e kaluar, dizajnuesi legjendar Ian Callum, bëri të ditur se do të pensionohet nga Jaguar Land Rover pas 20 vitesh, transmeton Telegrafi.


Përgjegjësi i gjuhës së re dizajnuese në Jaguar, që krijoi dukjen mbresëlënëse për F-Type me dy ulëse, XE, XF dhe XJ, si dhe F-Pace dhe I-Pace SUV. Tashmë është bërë e ditur, se Collum nuk është gati të pensionohet, së paku për një kohë.

“Dua të eksplorojë projekte të reja” ka thënë ai në njoftimin për pensionim, duke mos saktësuar se çfarë konkretisht është duke planifikuar. Sikur Gordon Murray, ish-dizajnuesi në McLaren F1 edhe Ian Callum, do të hapë një kompani të vetën, vetëm për dizajnim.

Veprimtaria e tij më nuk do të jetë në Jaguar Land Rover, mirëpo do të krijojë dukjen e modeleve të reja, si pjesë e edicioneve të limituara, që mund të përdoren nga kompani të ndryshme.

Mbetet të shihet, se cilat do të jenë kompanitë me të cilat do të bashkëpunojë, ndërsa dizajnët e makinave të reja, pritet të jenë shumë të mira. /Telegrafi/