LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i topit të finales së Ligës së Kampionëve nga adidas ka një kuptim special – shkronjat “мир”

Dizajni i topit të finales së Ligës së Kampionëve nga adidas ka një kuptim special – shkronjat “мир”
Foto: adidas

Është publikuar topi nga Adidas për finalen e Ligës së Kampionëve për ndeshjen e së shtunës mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Topi është një dizajn me ngjyrë hiri dhe i bardhë që të kujton pamjen e topave klasikë të ndeshjeve para më shumë se 20 vitesh.

Ekziston edhe gavrimi me shkronja të zeza ‘мир’ në shkrimin cirilik – që përkthehet si ‘paqe’. Sipas UEFA-s, dizajni i topit është “dukshëm pa ngjyra, duke shfaqur panele të bardha të pastërta për të simbolizuar armëpushimin dhe unitetin”.


Ceferin tregon hapur për raportet me Real Madridin, para finales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Ceferin tregon hapur për raportet me Real Madridin, para finales së Ligës së Kampionëve

“Gjatë historisë së saj, dashuria për lojën ka bashkuar njerëz nga e gjithë bota përmes një objekti të thjeshtë – një futbolli”, deklaroi Gonzalo Calvo, Drejtor Global i Komunikimit, Komuniteteve dhe Kulturës së Markave në Adidas.

“Ne jemi të emocionuar më shumë se kurrë për të mbështetur lojtarët dhe klubet e jashtëzakonshme që po e lartësojnë këtë platformë për përmirësimin e lojës dhe botës – veçanërisht në nivelet bazë”.

Clement Turpin gjyqtar në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Clement Turpin gjyqtar në finalen e Ligës së Kampionëve

Më 27 maj, një ditë para finales së Ligës së Kampionëve – Adidas organizon Grand Paris Finale 2022, në shesh lojërash në Saint-Denis. Ky do të jetë një turne elitar futbolli bazë që do të zhvillohet me tetë ekipe lokale nga Parisi, secila që përfaqëson një lagje të qytetit.

Kjo do të nisë një projekt të trashëguar të krijuar për të mbështetur komunitetet e futbollit bazë të qytetit duke ofruar një shtëpi dhe vend për të luajtur, duke përmirësuar dukshmërinë dhe aksesin në lojë në të gjitha nivelet. Përveç rinovimit të sheshit të lojërave “Zinedine Zidane”, adidas njofton mbështetjen e saj për Akademinë Sportive Saint-Denis dhe themeluesin e saj, Yssa Dembele, të cilës Adidas do t’ia dorëzojë hapësirën pas rinovimit të saj si pjesë e nismës së mbështetjes bazë. /Telegrafi/

Foto: adidas

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori