Sikur ta ketë këtë dizajn ky model i ri, do të ishte shumë i pëlqyer

Janë bërë dhjetë vite që kur u lansua Nissan 370Z, andaj zëvendësimi i këtij modeli do të ishte shumë i mirëseardhur, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë, pritjes për këtë veturë i ka ardhur fundi, pasi është bërë e ditur që do të lansohet një Nissan Z i ri, që lansohet gjatë vitit që vjen dhe do të quhet 400Z.

Dizajni foto 2

Se si do të duket kjo makine, apo specifikat që do t’i ketë nuk është bërë e ditur, mirëpo pritet që të jetë e bazuar në modelin 370Z.

Makina do të ketë stil të makinave të vjetra, për nderë të trashëgimisë që Nissan ka krijuar ndër vite.

Dizajni foto 3

Artisti Leyang Bai, është bazuar në të gjitha këto të dhëna dhe e ka bërë një ilustrim, të dizajnit modern që do ta kishte një makinë sportive.

Duke përdorur gjuhën e tanishme dizajnuese të Nissan, artisti e ka krijuar këtë model me një siluetë sportive,me drita rrethore përpara dhe shumë të dukshme në pjesën e pasme.

Dizajni foto 4

Që nga fillimi, deri në përfundimin e këtij dizajni, Bai kaloi 294, andaj Nissan nuk duhet ta anashkaloi dhe të merr sa më shumë nga ky punim. /Telegrafi/

Dizajni foto 5

Dizajni foto 6

Dizajni foto 7