LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i eksterierit që mund ta ketë Toyota MR2 i ri (Foto)

Dizajni i eksterierit që mund ta ketë Toyota MR2 i ri (Foto)

Prodhuesit japonez Toyota, i kërkohet ta ndërtojë këtë makinë të mahnitshme

Toyota Supra i ri, është vetëm disa javë larg dhe do ta shohim në Detroit Auto Show, transmeton Telegrafi. Në anë tjetër, Toyota 86 ka nisur të vjetrohet, teksa ka pasur fjalë se mund të zëvendësohet me një MR2 të ri.


Asgjë nuk dihet në këtë drejtim, por pritet që prodhuesi japonez, të jepë më shumë detaje në ditët që vijnë. Megjithatë, të gjithësve po u pëlqen kjo ide, që të shfrytëzohet ky model i lansur për herë të parë më 1984.

Gjenerata e tretë e kësaj makine me motor në mes, u largua në vitin 2007, ndërsa nuk dihet se si do të dukej këtyre ditëve.

Esa Mustonen i njohur për dizajnët e eksterierëve të veturave, e ka imagjinuar modelin MR2 në gjuhën e sotme dizajnuese, duke i dhënë një pamje shumë të mirë të pjesës së jashtme.

Pamjet janë aq të mira, sa që duket sikur kanë ardhur nga vet Toyota, ndërsa shumica e shikuesve, kanë kërkuar që ky MR2 të hyjë në prodhim në këtë formë. /Telegrafi/