LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e trishtueshme e Donald Trump (Video)

Ditëlindja e trishtueshme e Donald Trump (Video)

Hera e parë që Donald Trump ka festuar ditëlindjen si president në Shtëpinë e Bardhë nuk ka qenë edhe aq e lumtur për të.

Jashtë kullës së tij në New York u mbajt një protestë nga të gjithë njerëzit që nuk e duan si lider të Amerikës.


“Kthehu në Rusi sepse atyre i përket,” – ishte fjalia që e këndonin të gjithë së bashku. Ndërkohë mbanin në dorë një biletë false ku Trump duhet të udhëtonte drejt Rusisë, por ishte vetëm për vajtje.

“Po mbaj në dorë biletën me të cilën Donald duhet të shkojë nga Washington DC, ku ai jeton fatkeqësisht, për në Moskë ku ai duhet të jetojë,” – thotë një nga protestuesit për BBC, transmeton oranews.

Ndërkohë, presidenti i Amerikës u nderua nga mbështetësit e tij që ishin shumë larg. Bëhet fjalë për New Delhi në Indi ku anëtarët e grupit Hindu Sena kanë bërë një tortë të madhe për të. ‘Shpëtimtar i njerëzimit’ ishte përshkrimi që bënë për të.