Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit

Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.
Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe si u pranua në akademinë e Besiktasit.
“Edhe sot kur e kujtoj është një moment emocionues, pasi isha në lojë dhe mezi kam pritur ta njoftoj familjen” rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.
https://youtube.com/shorts/Dkhpp279-8s?si=OHBFEWNMdAWCVlwH
“E mbaj mend që ishim në një garë që me njëfarë forme ishte jetë a vdekje – një moment vendimtar”.
“Ishte një trajner në grupmoshat U-16, dha miratimin e tij që unë të mbetesha pjesë e tyre...”, rrëfen më tej Memaj.
Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/



















































