LAJMI I FUNDIT:

Dita e kinemasë n’CINEPLEXX… edhe n’IMAX!

Dita e kinemasë n’CINEPLEXX… edhe n’IMAX!

Nëse jeni adhurues të kinemasë, atëherë nuk duhet ta humbisni mundësinë për të shikuar dy filma të mrekullueshëm që po shfaqen aktualisht në Cineplexx.

Filmat janë Minecraft dhe Udhëtim në Pranverë, dhe me rastin e Ditës së Kinemasë, çmimet janë të ulëta!

Udhëtim në Pranverë 

Filmi “Udhëtim në Pranverë” -bëhet fjalë për një detektive e re nga Kosova merr përsipër një mision të rrezikshëm: të mbrojë një dëshmitar, një piktor karizmatik nga Tirana që tani jeton në Prishtinë, për një javë deri në datën e tij të gjyqit. Rrugëtimi i tyre nga Prishtina në Dhërmi kthehet në një aventurë të mbushur me humor, rrezik dhe zbulime personale. Ndërsa krimi i organizuar tenton t’i ndaljë, ata të dy zbulojnë dashurinë dhe gjejnë forcën për t’u përballur me të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Sot mund ta shikoni me këto çmime:

-Cineplexx Kosovo: Vetëm 3.60 euro!

-Cineplexx Prizren: Vetëm 3.10 euro!

Minecraft 

Po ashtu, për të gjithë adhuruesit e Minecraft, ka një mundësi të shkëlqyer për t’u zhytur në një botë të ndërtuar nga bllokët, ku mund të përjetoni një aventurë të papërshkrueshme. Kjo është mundësia juaj për të shikuar filmin në kinematë e Cineplexx, me çmime të shkëlqyera:

Cineplexx Kosovo:

-Për të rritur: 3.20 euro (2D)

-Për fëmijë deri në 14 vjeç: 2.80 euro (2D)

Cineplexx Prizren:

-Për të rritur: 2.80 euro (2D)

-Për fëmijë deri në 14 vjeç: 2.50 euro (2D)

Për ata që dëshirojnë të shijojnë një eksperiencë më intensive, nuk mund të harrojmë  IMAX!

Me vetëm 9 euro sot, mund të shijoni këtë aventurë në një format më të madh dhe më emocionues.

Mos e humbisni këtë mundësi ,bëni një udhëtim në botën e filmave me çmime të ulëta dhe një përvojë të paharrueshme! 

Cineplexx-Bota jonë e kinemasë!