EXPO REAL Kosova 2025 vazhdon sot me ditën e dytë të panairit duke filluar nga ora 12:00 deri ne ora 20:00 në Prishtina Mall. Ky është panairi më i madh në vend i dedikuar sektorit të ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse, duke mbledhur mbi 40 kompani vendore dhe rajonale në një hapësirë të vetme ekspozuese.

Vizitorët e kësaj dite kanë mundësinë të eksplorojë apartamente, shtëpi individuale dhe komplekse banimi. Krahas kësaj, kompanitë pjesëmarrëse ofrojnë qindra produkte dhe zgjidhje në fushat e materialeve ndërtimore, arkitekturës, projektimit dhe teknologjive të avancuara për shtëpi dhe zyra.


Në mesin e kompanive të pranishme në EXPO REAL Kosova 2025 janë:
Berisha Group, Liga Steel, Pro Real Estate, Alba Qeramika, Greza Group, Swiss Construction Holding, Onor Windows & Doors, Kapella, BTP Holding, Polaris Select Residence, Raiffeisen Bank, A-Z Izolime, Le Arch 3D,Fundway, Lidhja Parket, Maden Group, Reisin Kosova, Jal y’ Mar, Line Group Fasal, Albkos Safety, Premiumeng, End Properties, Kand Architects, As Tech, Roitiv, ITS, Lab VR, BPB, ZEN Residences, Zahiri Shpk, Sharra Company, Dulagjini Resort, Qami Construction, Cima Grand Complex, Marigona Hill & Marigona Sun, Albar, Meridian Coorporation dhe shumë të tjerë.

Në kuadër të ditës së dytë të panairit, e cila i kushtohet sesioneve “Tech Talks”, do te zhvillohen diskutime të rëndësishme me fokus në teknologjitë e reja dhe qëndrueshmërinë në ndërtim.

EXPO REAL Kosova 2025 do të jetë e hapur deri më 27 korrik në Prishtina Mall, dhe hyrja është e lirë për të gjithë. Të interesuarit janë të ftuar të vizitojnë këtë panair të jashtëzakonshëm, të njihen me ofertat më të mira në treg dhe të shfrytëzojnë rastin për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Sponsor gjeneral i panairit është Pro Real Estate, ndërsa ngjarja përkrahet nga Prishtina Mall. Për sigurinë maksimale të vizitorëve dhe ekspozuesve gjatë gjithë kohëzgjatjes së panairit, është angazhuar Albkos Safety si partner zyrtar për mbrojtje nga zjarri dhe menaxhimin e sigurisë teknike.