LAJMI I FUNDIT:

Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë

Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë

Dje (18 prill) në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore edhe për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.


“Më 8 maj zgjedhja nuk do të jetë vetëm mes partive dhe listave të kandidatëve. Zgjedhjet e 8 majit janë shumë më thelbësore për të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi, mes shpresës dhe ardhmërisë së begatë me LSDM-në apo mungesës së shpresës dhe keqardhjes para 10 viteve me OBRM-PDUKM-në”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin në Ohër të Koalicionit “Për ardhmëri evropiane“.

“Vota juaj ka një vlerë të madhe. Ndaj mendoni mirë se kujt do t’ia dhuroni më 8 maj. A do të zgjidhni shpresën dhe një të ardhme të begatë me LSDM-në apo mungesën e shpresës dhe kthimin 10 vjet mbrapa me OBRM-PDUKM. A do të mbështesni sinqeritetin, punën e përkushtuar, ndershmërinë dhe vendosmërinë apo frikacakët, manipulimet dhe patriotizmin e rremë”, tha Kovaçevski.

“Jetojmë në kohë të vështira. Shteti është në kaos, institucionet janë të paralizuara, apatia dhe zhgënjimi ndihet kudo. Besimi te politikanët ka humbur, sepse vullneti i popullit është mashtruar shumë herë. Asgjë nuk funksionon. Maqedonia është marrë nga duart e fituesve dhe me të drejtë qytetarët janë skeptikë nëse kjo mund të ndryshohet”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në tubimin në Kriva Pallankë. Mickoski shtoi se këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim, ndryshimet janë të mundshme dhe të arritshme, dhe populli kërkon ndryshime sepse Maqedonia është lodhur duke pritur.

“Populli nuk ka kontroll mbi shtetin e vet sepse njëqind veta nga BDI qeverisin gjithë Maqedoninë. U krijua një regjim artanoid, i plotësuar dhe i shërbyer nga shërbëtorët e LSDM-së dhe Kovaçevskit. E bëjnë për të blerë një ditë më shumë, dhe BDI për të vjedhur një milion më shumë. Ky shtet nuk është krijuar për t’i shërbyer Kovaçevskit, Talatit, Ahmetit, Bujarit apo Zeçeviqit, por për t’i shërbyer qytetarëve të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Banorëve të pranishëm iu janë kryetari i BDI Ali Ahmeti, bartësi i listës për zonën e dytë Sadulla Duraku, kandidatët për deputet Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për president Bujar Osmani si dhe kordinatori i zonës Arbër Ademi.

Ali Ahmeti në fjalimin e tij se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.

“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rrotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është larg, as Lindja e afërt nuk është larg. Prandaj këtij vendi i duhet stabilitet, i duhet qëndrueshmëri, i duhen politika të mençura që garantojnë ardhmëri e siguri, kush mund ti bëjë këto?”, tha Ahmeti.

Liderët e Koalicionit VLEN, kandidati për president, Arben Taravari dhe kryetarët Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti e kanë nisur agjendën e takimeve me diasporën shqiptare në Berlin të Gjermanisë.

Liderët e VLEN-it sonte në Berlin kanë marrë pjesë në një darkë të përbashkët pune me të gjithë afaristët shqiptarë të cilën jetojnë dhe punojnë në Berlin
dhe në qytete tjera të Gjermanisë.

“Qëllimi i kësaj darke pune është njohja nga afër me potencialin investues të mërgatës shqiptare, shqyrtimi dhe lehtësimi i mundësisë që ky kapital të mund të investohet në Maqdoninë e Veriut duke qenë thellë të bindur se kjo do të ndikonte
drejtëpërdrejtë në uljen e emigrimit, ngritjen e standardit jetësor por edhe mundësia për kthimin e disaporës shqiptare në vendlindje”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori