LAJMI I FUNDIT:

“Dita më e çmendur e vitit” në Cineplexx – më 4 shtator të gjitha biletat vetëm dy euro

“Dita më e çmendur e vitit” në Cineplexx – më 4 shtator të gjitha biletat vetëm dy euro

Më 4 shtator, Cineplexx organizon eventin “Crazy Day”, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 2,00 euro.

Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 11:30 deri në ora 22:30. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings, Escape Room 2, Free Guy, Candyman, Paw Patrol, etj me super çmim prej 2,00 eurosh.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:


Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings

Shang-Chi, mjeshtri i Kung Fu-së së së paarmatosur, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi përfshihet në organizatën Dhjetë Unazat. Filmi i rradhës nga seria e filmave të Marvel.

Free Guy

Një tregtar bankash zbulon se ai në të vërtetë është një personazh i pakontrolluar nga askush, brenda një video loje brutale.

Paw Patrol: The Movie

Ryder dhe këlyshët thirren në Adventure City për të ndaluar Kryetarin Humdinger të kthejë metropolin e zhurmshëm në një gjendje kaosi.

Escape Room 2

Gjashtë njerëz padashur e gjejnë veten të mbyllur në një seri tjetër dhomash arratisjeje, duke zbuluar ngadalë atë që kanë të përbashkët për të mbijetuar. Duke bashkuar forcat me dy nga të mbijetuarit origjinal, ata së shpejti zbulojnë se të gjithë kanë luajtur lojën më parë.

Malignant

Madison është paralizuar nga vizionet tronditëse të vrasjeve të tmerrshme dhe tortura e saj përkeqësohet ndërsa zbulon se këto ëndrra të zgjuara janë në fakt realitete të tmerrshme.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori