LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi antiCOVID vlerësohet storie suksesi, në stok mbi 800 mijë vaksina

Vaksinimi antiCOVID vlerësohet storie suksesi, në stok mbi 800 mijë vaksina
Foto: Ilustrim

Komisioni parlamentar për shëndetësi sot në Ditën Botërore të Shëndetit vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërsa u tha se vaksinimi antiCOVID-19 në Kosovë mund të vlerësohet si storie suksesi.

Nga IKSHPK u bë e ditur se aktualisht janë në stok më shumë se 800 mijë vaksina antiCOVID.


Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku falënderoi IKSHPK dhe punëtorët shëndetësore për punën e sakrificën e bërë gjatë pandemisë.

“Sot jemi në një situatë më të qetë epidemiologjike… Është evidente që ka rënie të kërkesës për vaksinim dhe vaksina ka mjaftueshëm”, tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar të vaksinohen.

Ajo tha më tej se vaksina është dëshmuar që është e sigurt dhe se ka arritur të minimizojë rastet e vdekjes dhe rastet me pasoja të rënda.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e vlerësoi si storie suksesi procesin e vaksinimit antiCOVID, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike aktualisht është e qetë dhe janë në mbikëqyrje të situatës në mënyrë që të vazhdojë të jetë e qetë.

“Vaksinimi mund të vlerësohet si storie suksesi për popullatën e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu falënderoi punëtorët shëndetësor, të cilat që dy vjet janë në krye të detyrës.

Ai ftoi institucionet shëndetësore që të kthejnë kokën kah punëtorët shëndetësor dhe t’i mbështesin ata, pasi mbrojtja e shëndetit pa profesionistë shëndetësor nuk mund të bëhet dhe kjo më së miri u dëshmua gjatë pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori