Sot (4 shkurt) është Dita Botërore e Kancerit. Qëllimi i kësaj dite është të rritet vetëdijesimi global dhe të nxiten sa më shumë njerëz që të diskutojnë për këtë sëmundje. Në thelb, qëllimi i ditës është t’i bashkojë të gjithë njerëzit nga e gjithë bota në luftën kundër kancerit.
“Shanset janë se, në një fazë të jetës sonë ose do ta njohim dikë që e ka mposhtur kancerin, ose do ta njohim dikë që është duke e luftuar kancerin. Kanceri na prekë të gjithë neve – qoftë përmes një kolegu, një anëtari të familjes, apo përmes një miku. Lajmi i mirë është se sot dimë më shumë për kancerin se ç’kemi ditur më parë. Falë zbulimeve të jashtëzakonshme në mjekësi, diagnostikime, dhe njohuri shkencore, tani e dimë se një pjesë e madhe e rasteve të kancerit janë të parandalueshme dhe një numër tjetër i llojeve të kancerit mund të shërohen nëse zbulohen herët dhe trajtohen siç duhet”, thotë Cary Adams, CEO i Unionit për Kontroll Ndërkombëtar të Kancerit, organizuesit e Ditës Botërore të Kancerit.
Mbi të gjitha renditet parandalimi i kancerit. I përmendur vazhdimisht, shumë lehtë është të harrohet rëndësia që ka parandalimi i kancerit. Përgjegjës për 8.8 milionë vdekje në vit, kanceri është ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në botë – por shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen, transmeton Telegrafi.
Ekspertët britanikë tregojnë se thjesht duke bërë ndryshime të thjeshta në stil të jetesës, një numër i madh i rasteve të kancerit mund të parandalohen.
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për lidhjen e pirjes së duhanit dhe kancerit të mushkërive ose të rrezeve të diellit dhe kancerit të lëkurës, por edhe zgjedhjet tjera në stil të jetesës, siç është ushqimi i pashëndetshëm apo konsumimi i alkoolit, mund ta rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Normalisht, në mesin e faktorëve të rrezikut hynë edhe mosha dhe gjenetika.
Hulumtuesit gjithashtu pohojnë edhe për një lidhje mes indeksit të masës trupore (BMI-së) dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit, ku kanë zbuluar se aq më e lartë BMI-ja, aq më i madh rreziku për disa lloje të kancerit; duke përfshirë kancerin e pankreasit, ezofagalit, dhe atë endometrial. Sidoqoftë, mekanizmi i saktë se si obeziteti e shkakton kancerin, ende nuk dihet.
Një anketim i fundit ka pohuar se një në dhjetë britanikë e dinë se alkooli mund ta shkaktojë kancerin. Kur metabilizohet në trup, alkooli është i aftë t’i shkaktojë shtatë lloje të ndryshme të kancerit.
Ndërsa tymi i duhanit përmban mijëra kimikale, por 250 prej të cilave janë të dëmshme, ndërsa 25% prej tyre janë kancerogjene. Kombinimi toksik i kimikaleve tjera në cigare, funksionojnë si benzina në zjarr dhe punojnë së bashku me kancerogjenët tjerë për ta shpejtuar dëmin.
“Një kuptim më i mirë publik për faktorët e rrezikut të kancerit, si duhani, konsumimi i alkoolit, ushqimi i pashëndetshëm dhe ekspozimi i madh në diell, janë një hap drejt parandalimit efektiv të kancerit”, ka shtuar Dr. Cary Adams.
Në këtë Ditë Botërore të Kancerit, mundohuni t’ia vëni vetes synim ta parandaloni kancerin, para se të jetë vonë për të kërkuar shërim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë