LAJMI I FUNDIT:

“Diskriminimi i fëmijëve rom në Maqedoni edhe më tej i pranishëm”

“Diskriminimi i fëmijëve rom në Maqedoni edhe më tej i pranishëm”

“Krahas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra deri më tani, diskriminimi i fëmijëve romë në Maqedoni edhe mëtej është i pranishëm. Diskriminim më i madh është bërë në pjesën e regjistrimit amë lidhur me çështjen e personave të cilët nuk janë të regjistruar në librat amë, i pranishëm është edhe diskriminimi në bazë etnike, sidomos kur bëhet fjalë për nxënësit romët”.

“Gjithashtu, situata me fëmijët në rrugë është alarmante, ndërsa 98.2 për qind prej tyre janë romë. Ka pasur raste të diskriminimit edhe në fushat e strehimit dhe qasjes në mallra dhe shërbime”.


Këto janë vetëm disa nga fushat e diskriminimit te fëmijëve romë të regjistruar në Raportin “Diskriminimi i fëmijëve romë, rregulloret ndërkombëtare dhe vendore, politika kombëtare dhe organizim institucional – Analiza të rasteve në terren”, që u prezantua sot, është pjesë e projektit “Parandalimi i diskriminimi ndaj fëmijëve romë”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Për të tejkaluar këtë gjendje, thuhet në raport, duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes dhe kapaciteteve nëpër institucione dhe te qytetarët për mbrojtje kundër diskriminimit, të rritet ndërgjegjësimi për njohjen e diskriminimit, veçanërisht në mesin e viktimave që i përkasin komunitetit rom. Për të kapërcyer gjendjen e konstatuar, është e domosdoshme që legjislacioni i vendit me shpejtë të harmonizohet me të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet që vendi i ka pranuar, por edhe të përmirësohet zbatimi i politikave kombëtare.

Kryeministri Zaev,i cili mbajti fjalim për konferencën përfundimtare të projektit, tha se shteti e ka për detyrë të ndërtojë një shoqëri për të gjithë, jo vetëm si mbulesë por në realitet dhe se kjo është në agjendën e Qeverisë.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar theksoi se edhe pse shumë aktivitete janë duke u ndërmarrë në vend për parandalimin e diskriminimit, ai është ende prezent dhe mund të shihet në rrugë, në faktin se shumë prej fëmijëve nuk kanë dokumente, jetojnë në kushte të këqija, nuk kanë qasje në arsim dhe shërbime të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori