LAJMI I FUNDIT:

Diskriminim për shqiptarët e Maqedonisë edhe te fasadat e ndërtesave

Diskriminim për shqiptarët e Maqedonisë edhe te fasadat e ndërtesave

Dyqanet dhe rrugicat që janë sistemuar si primare në listën e konservimeve e që realizohen nga Qendra e Konservimit të Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Komunën e Çairit dhe Komunën Qendër – kanë ngjallur pakënaqësi tek Esnafi i Çarshisë. Shoqata e Zejtarëve e lënë mënjanë planeve revitalizuese të Çarshisë, vëren se po i jepet përparësi jo atyre objekteve dhe zanate që janë vërtet të rrezikuara dhe funksionojnë në kushte primitive, shkruan gazeta Koha.

Punimet konservuese të dyqaneve karakteristike në Çarshi këto ditë u mbyllën me inaugurimin e objektit të rinovuar, të njohur për prodhimin e kapelave. Ndërsa pritet të fillojnë punimet për rinovimin e katërt dhe të fundit për këtë vit, atë të objektit të quajtur “Evlija Çelebi”, ku ushtrohet zanati i ngjyrosjes së tekstilit dhe lëkurës. Por dyqanet dhe rrugicat që janë sistemuar si primare në listën e rinovimeve, e që realizohet nga Qendra e Konservimit të Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Komunën e Çairit dhe Komunën Qendër – kanë ngjallur pakënaqësi tek Esnafi i Çarshisë.


Shoqata e Zejtarëve, e lënë mënjanë planeve revitalizuese të Çarshisë, vëren se po i jepet përparësi jo atyre objekteve dhe zanate që janë vërtet të rrezikuara dhe funksionojnë në kushte primitive. Rrugica e Kovaçëve, apo edhe ajo e Jorganxhinjve, ku edhe punohet në kushte skandaloze, sipas tyre, janë të rëndësishme jo vetëm si “arteriet” kryesore të kësaj zone, por edhe për shkak se në to aktivitetet e zejtarisë funksionojnë në kushte skandaloze.

“Nuk e di nëse është e rastësishme apo jo, por deri tani të gjitha objektet që po restaurohen po dalin se janë për zejtarë maqedonas. Por nuk është vetëm ky problem, pasi Çarshia ka të tjera prioritete, objekte dhe zanate me të cilat ajo ka filluar e që janë shenjë mbrojtëse e saj. Ja të themi, Rrugica e Farkëtarëve, që funksionon jashtë çdo standardi, ku edhe qepenat janë që janë prej druri. Po e njëjta situata është tek Jorganxhinjtë, apo tek rrugicat pranë, që të çojnë në pjesën dalëse të Çarshisë. Por ne në fakt, përveç një lloj bashkëpunimi që kemi me Ministrinë e Ekonomisë për rinovimin që po i bëhet fasadave, nuk kemi asnjë lloj qasje tjetër, bile mund të them se ka një lloj tërheqje të Ministrisë së Kulturës në aspekt të koordinimit të aktiviteteve”, thotë Muhedin Brava nga Esnafi i Çarshisë.

Në Qendrën e Konservimit të Shkupit, drejtoresha Ema Petrova, pohon se ata punojnë sipas propozimeve dhe prioriteteve që përcaktohen nga ekspertët dhe Komuna e Çairit dhe Qendër.

“Konservimet e bëra deri tani të objekteve, por edhe të atyre që planifikohen për vitin e ardhshëm, besoj se do të ndihmojnë gjithashtu edhe në krijimin e kushteve më të mira për ushtrimin e zejeve. Lista është përgatitur nga ekspertë dhe më shumë se kaq, edhe pse kemi dëshirë, nuk mund të bëhet. Bëhet fjalë për 900 objekte në total, shumica e të cilave janë në gjendje të keqe”, thotë Petrova. Për vitin e ardhshëm duhet të rikonstruktohet fasada e kishës “Shën Spasi”, ndërsa Qendra duhet të përgatisë edhe pesë projekte konservuese.

Nga Ministria e Kulturës kanë deklaruar se do të vijojnë me rinovimin e fasadave në përputhje me Programin e revitalizimit të kësaj zone. Programi u miratua në vitin 2008, së bashku me Ligjin për shpalljen e kësaj zone monument kulture. Por kanë kaluar më shumë se tetë vjet dhe ky program nuk u zbatua ashtu siç pritej. Konservimi i fasadave dhe i vitrinave deri tani ka arritur në një total prej 14 objektesh dhe pritshmëritë nuk mund të jenë më të mëdha edhe për vitin e ardhshëm. Një prej pengesave është edhe plani i detajuar urbanistik për këtë zonë, i cili ende nuk ka përfunduar. Si prona, të cilat janë në menaxhim nga shteti – numërohen 262 objekte, në pronësi të Bashkësisë Islame katër objekte fetare dhe 66 afariste, të Kishës Ortodokse shtatë objekte dhe një kompleks fetar, ndërsa pjesa tjetër janë në pronësi private. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori