Pothuajse çdo ditë ndonjë nga trendesistet e njohura adhuruesve të vet u mban leksion mode për ngjyrën të cilën deri para pak kohësh shumica e kanë konsideruar shumë monotone

Edhe pse shumë revy mode të disenjatorëve të famshëm për sezonin që po na vjen kanë lajmëruar madje pesë ngjyra dominuese, në listën e tyre nuk është gjendur nuanca bezhë e lënë pas dore pa arsye, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Léna (@lenafarl) on Jan 4, 2019 at 11:33am PST

Mirëpo nëse pyesni influencueset e Instagramit, pikërisht ajo do t’i pushtojë jo vetëm rrugët, mirëpo edhe dollapët tuaj.

View this post on Instagram

A post shared by @999chanel999 on Mar 12, 2019 at 9:23am PDT

Falë neutralitetit të saj, kjo ngjyrë mund të përshtatet me çdo stil, ndërkaq bashkë me të edhe me siguri lehtë kombinohet me ngjyrat e tjera.

Aq më parë, nuk do të gaboni as nëse vendosni në kombinimin tuaj të veshjeve madje disa nuanca të ngjyrës bezhë.

View this post on Instagram

A post shared by Jeanette (@_jeanettemadsen_) on Feb 19, 2019 at 8:23am PST

Sado që shumica akoma konsiderojnë që rrjetet shoqërore nuk e kanë vendin në modë, pikërisht atyre mund t’u falënderohemi për shfaqjen e shumë trendëve kohëve të fundit.

Prandaj, nuk ka dyshim as në atë që rrobat bezhë së shpejti do të jenë veshja e duhur.

View this post on Instagram

A post shared by Lucy Williams | Fashion Me Now (@lucywilliams02) on Feb 24, 2019 at 4:02am PST

/Telegrafi/