LAJMI I FUNDIT:

Disa truke për një ten perfekt: Irina Shayk zbuloi sekretin e bukurisë së saj

Disa truke për një ten perfekt: Irina Shayk zbuloi sekretin e bukurisë së saj

Një nga femrat më të bukura në botë ka zbuluar sekretin e pamjes perfekte

Shayk konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, e cila duket shkëlqyeshëm edhe pa grim.


Kjo manekine ka treguar se si të bëhet më i lehtë zbukurimi për femrat, por edhe si të kenë një ten perfekt, me përdorim minimal të grimit, transmeton Telegrafi.

Ajo tregon se pjesëtaret e seksit më të bukur nuk duhet të jenë skllave të produkteve të ndryshme të bukurisë, porse grimi duhet t’i paraqesë ato në dritën më të mirë.

Në fillim të videos ajo shfaqet në një edicion krejtësisht natyral dhe më pas tregon aftësinë e saj në aplikimin e grimit.

– Unë e dua grimin, por mendoj se edhe ju do të duhej të grimoheni, jo grimi të bëjë punën për ju – tha Irina dhe më pas zbuloi sekretin e tenit të saj perfekt.

/Telegrafi/