LAJMI I FUNDIT:

Disa të burgosur të Dubravës në grevë

Disa të burgosur të Dubravës në grevë

Disa të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri, i cili ua zvogëlon atyre pushimet vjetore.

Greva e 140 të burgosurve të pavionit 6 ka filluar që nga e hëna.


Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj.

Ai tha se ata janë të qetë dhe të disiplinuar ndërsa forma e grevës së tyre është refuzimi për të punuar.

“Po janë në protestë rreth 140 të burgosur të pavionit 6 në Burgun e Dubravës, ata po refuzojnë punën për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri, ne jemi duke biseduar edhe me ministrin e Drejtësisë për të bërë gjithçka në mënyrë që ato nene për të cilat të burgosurit nuk janë të kënaqur të ndryshohen. E po ashtu kemi mbështetje edhe nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Avokatit të Popullit”, tha Zogaj për KosovaPress.

Me ligjin e ri të burgosurit kanë më pak pushim vjetor se që kanë pasur më herët.