LAJMI I FUNDIT:

Disa raste të dhunës ndaj grave gjatë 24-orëve të fundit

Disa raste të dhunës ndaj grave gjatë 24-orëve të fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës ndaj grave gjatë 24-orëve të fundit. 

Sipas raportit të Policisë, tri raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Junik.

Një rast tjetër ka të bëj me ngacmim seksual që ka ndodhur tri ditë më parë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Kurse në Pejë është raportuar se është arrestuar një i dyshuar i mitur, i cili ka bashkëjetuar me një person nën moshën 16 vjeçare.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Rr. Viktor Majer, Prishtinë 14.06.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë 14.06.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër Kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

NGACMIM SEKSUAL

Prishtinë (NN) 13.06.2020 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 15.06.2020 – 10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimën femër kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren  15.06.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lagjja Qok, Junik 13.06.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE

Pejë 15.06.2020 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori