LAJMI I FUNDIT:

Disa pasagjerë të lënduar pasi erërat e forta shkaktuan turbulenca në aeroplan, në fluturimin nga Hawaii në Australi

Disa pasagjerë të lënduar pasi erërat e forta shkaktuan turbulenca në aeroplan, në fluturimin nga Hawaii në Australi

Tre pasagjerë në bordin e një aeroplani të Hawai Airlines nga Hawaii në Sydney janë shtruar në spital pasi aeroplani përjetoi ‘turbulenca të rënda’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi HA451 i Hawaiian Airlines u godit me erëra të forta rreth pesë orë pas fillimit të fluturimit të tij që zgjati nëntë orë e dyzet e pesë minuta të premten.

Dhe shërbimet e urgjencës takuan pasagjerët në bord ndërsa aeroplani u ul pak para orës 20:00 në Aeroportin e Sydney-t.


Aeroplani mbante 163 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se 12 persona “u vlerësuan” në vendngjarje përpara se tre të dërgoheshin me urgjencë në spital.

“Katër pasagjerë dhe tre stjuardesa u trajtuan fillimisht nga një mjek në bord dhe anëtarët tanë të ekuipazhit, në konsultim me mjekët në terren”.

Aeroplani specifik i është nënshtruar një ‘inspektimi të plotë’, i cili do të ndikojë në kohën e nisjes së fluturimit HA452 nga Sydney në Honolulu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Kalo në kategori