LAJMI I FUNDIT:

Disa nga të aderuarit në Vetëvendosje befasuan me numër të madh votash për deputetë

Disa nga të aderuarit në Vetëvendosje befasuan me numër të madh votash për deputetë

Ndonëse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, si për subjekte politike po ashtu edhe për kandidatë për deputetë, Telegrafi ka siguruar një listë me votat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Disa nga të aderuarit në Lëvizjen Vetëvendosje duket se kanë marr vota të mjaftueshme për të qenë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

I aderuari Hekuran Murati ka hyrë në pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të LVV. Ai ka marrë 22,847 vota.


Pas tij edhe Haki Abazi ka grumbulluar një numër të madh votash, duke marr 15,450 vota.

Ndërsa, ish-gazetari Mefail Bajqinovci ka siguruar 14,453 vota.

Lista e plotë e votave të kandidatëve për deputet nga radhët e LVV-së
Lexo po ashtu Lista e plotë e votave të kandidatëve për deputet nga radhët e LVV-së

Ndërsa e aderuara Labinotë Demi-Murtezi ka marr 13, 392 vota.Ndërsa Hajrullah Çeku i cili po ashtu ka aderuar së fundmi në LVV ka marr 12,056 vota. Gazmend Gjyshinca njëri ndër të aderuarit në këto zgjedhje ka marr 12, 050.

E kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi,i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i LDK-së, mirëpo para zgjedhjeve të parakohshme aderoi në LVV, ka marr 10, 087 vota.

Kurse Taulant Kryeziu, i cili nga shoqëria civile aderoi në LVV, ka marr 6,870 vota në këto zgjedhje.

HEKURAN MURATI – 22,847 vota

HAKI ABAZI – 15,450 vota

LABINOTË DEMI – MURTEZI – 13,392 vota

HAJRULLA ÇEKU – 12,056 vota

GAZMEND GJYSHINCA – 12,050 vota

SHPEJTIM BULLIQI – 10, 087 vota

TAULANT KRYEZIU –  6,870 vota

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve LVV ka dalë e para me 25.50 për qind të votave./Telegrafi/