LAJMI I FUNDIT:

Disa nga ‘faktet pse nisma nuk ka të ardhme’, profesori amerikan thotë se Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes Ballkanit të Hapur’

Disa nga ‘faktet pse nisma nuk ka të ardhme’, profesori amerikan thotë se Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes Ballkanit të Hapur’

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.

“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës Ballkanit të Hapur”, ka shkruar fillimisht Joseph në Twitter, përcjell Telegrafi.


Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar
Lexo po ashtu Rusia mbështet "Ballkanin e Hapur", Lavrov e quan nismë të Beogradit zyrtar

Sipas tij, kjo ide e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump avancon agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në këtë kontekst, ai ka vënë në pah faktin se si edhe mediumi kryesor i Rusisë, “Sputnik Serbia” ka mbështetur vazhdimisht ‘Balkani i Hapur’.

“Dhe pse jo? Ballkani i Hapur është ftesë e hapur për Vuçiqin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për përfitime politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan = ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”.

Në këtë drejtim, Joseph ka tërhequr vërejtjen duke thënë se ajo që ka rëndësi është karakteri i regjimit me të cilin bëni tregti.

“Pyeteni Ukrainën: deri më 24 shkurt, Rusia ka qenë partneri kryesor tregtar i Kievit, për eksporte dhe importe. Pyeteni Japoninë, Korenë e Jugut ose Tajvanin, nëse tregtia ka ndërtuar besim me Kinën”.

“E njëjta histori vlen në Ballkan. Serbia është partneri tregtar numër një i Malit të Zi, për importe dhe eksporte – dhe Beogradi është në vendin e fundit për sa i përket besimit”.

“Ashtu siç ka arritur Putin të bëjë me NATO-n, shpresojmë se Lavrov do të nxisë alternativat për Open Balkan që ndërtojnë një treg të përbashkët rajonal mbi vlerat e përbashkëta të BE-së”, ka shkruar më tej profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph.

Pas anulimit të vizitës së Lavrovit në Beograd dhe mbështetjes së Ballkanit të Hapur nga Rusia – reagon Bugajski: Bën thirrje të mos ndiqet axhenda Moskë-Beograd  
Lexo po ashtu Pas anulimit të vizitës së Lavrovit në Beograd dhe mbështetjes së Ballkanit të Hapur nga Rusia – reagon Bugajski: Bën thirrje të mos ndiqet axhenda Moskë-Beograd  

Reagimi i Joseph vjen pasi shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, gjatë një konference në të cilën ka folur rreth anulimit të vizitës së tij në Serbi, ka përmendur edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“… Natyrisht, udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.

Ndryshe, Ballkani i Hapur është iniciativë që është duke u mbështetur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë ta refuzojnë, me Malin e Zi që ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet kësaj iniciative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori