LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm

Disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se disa lagje dhe fshatra të Pejës do të kenë reduktime të ujit të pijshëm.

Sipas KRU-së, reduktimet janë si pasojë e mosshfrytëzimit racional të ujit.

“Si rezultat i mungesës së reshjeve atmosferike, shtimit të numrit të konsumatorëve rezident dhe jo-rezident gjatë kësaj stine të pushimeve verore si dhe pasojë e shfrytëzimit jo-racional të ujit nga një pjesë e qytetarëve, Njësia Operative e Pejës e KRU ‘Hidrodrini’ detyrohet të aplikojë orar të reduktimeve të ujit”, thuhet në njoftim.


Në fund, kompania bënë thirrje për përdorimin racional të ujit. /Telegrafi/