LAJMI I FUNDIT:

Disa ditë pasi iu pa brendia, shfaqen imazhet që e shfaqin Kia Sorento në tërësi

Disa ditë pasi iu pa brendia, shfaqen imazhet që e shfaqin Kia Sorento në tërësi

Kia ka punuar një SUV me madhësi të mesme, që ka dukje shumë të këndshme

Vetëm disa ditë pasi iu pa brendia, që ka nivel të konsiderueshëm luksi, kanë rrjedhur imazhet që e shfaqin në tërësi Kia Sorento, transmeton Telegrafi.


Në këto imazhe, Sorento shfaqet në tërësi dhe shihet se ka dukje shumë të këndshme, derisa linjat e reja janë më ndryshe se ato të modelit aktual.

Dritat e pjesës së përparme, janë shumë më të vogla dhe përshtaten shumë mirë me grillin e gjerë sikur të Kia Telluride. Ndryshime gjejmë edhe në pjesën e pasme, ndërsa dukja është bërë shumë më e pëlqyeshme.

Brendia është shumë më luksoze, me materiale më të shtrenjta që mbulojnë ulëset dhe pjesët anësore, sistem infoteitment me ekran shumë më të madh, si dhe pjesën e re për ndryshimin e shpejtësive.

Mësohet se në Kia Sorento të re, do të përditësohet edhe sistemi i sigurisë, që të jetë shumë më i sigurt. Ashtu siç është thënë më herët, Kia Sorento do të jetë në dy opsione, përfshirë edhe atë me hibrid që mbushet me rrymë.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, ndërsa kjo makinë duket se është gati dhe mund të lansohet brenda një kohe shumë të shpejtë. /Telegrafi/