Albumi “Brothers in Arms” e shndërroi grupin Dire Straits në një aktet më të mëdha të muzikës rock në vitet ’80 të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Në nëntor të vitit 1984, Mark Knopfler e mbledh grupin në ishullin Monserrat të Karaibeve, për të bërë albumin e pestë. I lansuar më 13 maj 1985, “Brothers in Arms” që në start ishte fenomen. Kryesoi top-listat kudo në botë dhe fitoi çmimet kryesore muzikore. Deri sot është shitur në mbi 30 milionë kopje, ndërsa u promovua në mënyrë unike me këngën “Money for Nothing” dhe spotin plot animacione digjitale.
Në një intervistë të vitit 1984, Mark Knopfler për këtë këngë ka thënë: “Karakteri kryesor tek ‘Money for Nothing’ është një tip që punonte në shitoren e teknikës së bardhë. Këndonte diçka. E shkrova këngën kur isha në shitore. E mora një copë letre dhe ia nisa. E doja atë gjuhën që tipi e përdorte”.
Menaxheri i grupit Dire Straits, Ed Bicknell, për albumin thotë: “Tërë kohën kam punuar me të, por kurrë nuk e kam pyetur Markun se kur do të jetë gati albumi i radhës. Ai do të ma thoshte vet këtë. Para albumit ‘Brothers in Arms’, Marku po e bĕnte muzikën e filmit ‘Cal’. Një ditë, teksa po shkonim në studio, u bllokuam në trafik. U kthye kah unë dhe më tha t’i thërras anëtarët tjerë, sepse ka ca këngë të reja. Mbaj mend kur shkuam në ushtrime dhe e dëgjuam për herë të parë këngën ‘Money for Nothing’”.
Kur ishte menaxher i grupit ZZ Top, Ed Bicknell e pëlqente tingullin e kitarës që përdorte Billy Gibbons. Ndaj, për këngën e sipërpërmendur dhe tingullin e përdorur mendon se edhe Marku i dëgjonte paksa ZZ Top-at.
“E dija se kënga do të bëhet hit, por askush nuk do ta paramendonte këtë me tërë albumin”, shton ai.
Basisti John Illsley kujton se gjatë ushtrimeve kanë luajtur me shumë ide, ndaj ishin të gatshëm kur shkuan në Monserrat për incizime.
“Por, tri javë më vonë na dolën problemet me shiritat digjitalë. Brenda nate pajisja digjitale ‘vendosi’ të fshijë afro 70 për qind të materialit që kemi incizuar. Këto ishin ditët e para të digjitales, ndaj duhej të bënim gjithçka nga fillimi”, thotë Illsley.
Për perkusione grupi merr Omar Hakimin meqë donin tingull tjetër nga ai i Terry Williamsit. Hakimi i mbaron incizimet për dy ditë. Alan Clark që interpretonte instrumentet me taste, për këtë thotë: “Marku donte t’i dëgjonte perkusionet në fillim e nga aty pastaj të ndërtohej kënga. ‘Ride across the River’ dhe ‘Why Worry’ ashtu u bënë. Kishim ndjesinë se ‘Money for Nothing’ do të konsiderohet si klasik i rifave, që në momentin kur Marku e ekzekutoi”, thotë Clark.
Për Illsleyn, turneu “The Brothers in Arms” dëshmoi se grupi kishte arritur kulmin.
“E nismin me këngën ‘Brothers in arms’ dhe çdo herë më dridhej trupi kur e interpretonim”, thotë ai. “Një ditë i thash Markut se nuk mund të përsëritet kjo, ndaj është mirë t’i lëmë të paprekura kujtimet e mira”.
Dire Straits më 1991 realizojnë albumin e fundit, “On Every Street”. Ata shpërbëhen për arsyen që do të duhej të ishte shembull për secilin, sidomos shqiptarët: publiku tashmë interesohej më shumë për emrin e madh që grupi përçonte e jo për vlerat e tyre muzikore. Pra, as fama, e as paraja për ta nuk kishte rëndësi. Por, muzika dhe vlera po. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Duhet ...
Festivalet më të bukura në botë (Foto)
Bajram Kosumi promovon librin “Zhanret e Gazetarisë”
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë