LAJMI I FUNDIT:

Diptiku për legjendën

Sot legjenda bënë jetën e vet të amshueshme në përjetësi, për t’u ringritur si një feniks. Një rrëfim i dymbëdhjetë vjetëve më parë. “Ata u nisën nga At(ë)dheu im për t’më sulmuar, këtu, në Atdhe… Vdekjen e kemi afër… Të sakrifikohemi sot sepse nesër është vonë të vdesim për vatër- vatan!”, ka thënë Shaban Jashari

Na ishte njëherë: Rrëfimi i fillimmarsit 1998 (“Dosja XX- XXI”)


Ata u shkëputen nga dhembja për të mbetur përkujtues
Ata u shkëputën nga vetja për të mbetur të çdokujt

Rrëfimi i veteranit të arsimit, mësuesit Muhamet, nuk ka të bëjë udhë(det)kapërcimi odisejad, por me pas-heroikën prekaziane për madhështinë e ditës dhe përditshmërinë ironike të sotme “Në orët e para të mëngjesit të hershëm të së dielës, preva dru që ta kenë të nxehtë, refugjatët vendor n’shpi. Kishte rënë një shuplakë borë. Këmbë nga Gllareva, nëpër Cerovik, Gulubovc, Terdevc, Bainc deri në asfaltin e relacionit Drenas- Skenderaj.

Në mes Terstenikut e Polluzhës takohem me dy këmbësor të Arllatit. Pasi që një makinë e ndal dhe kishte vend vetëm për një person, më morën mua. Në punktin policor serb në Morinë na legjitimuan. Njëri nga policët dyshonte dhe më urdhëron të ndalem ndërsa tjetri më thotë të hy në makinë. Futem me nxitim pa e pyetur të parin. Humben nga legjitimimi dhe “mashtrimi” mes dy klinave dhe Klinës së Begut.

Në pritje në depon e Skenderajt, afër 20 veta, burra e gra. Pritnin edhe gjashtë kufoma nga Llausha. I zbulova të gjitha kufomat. Trupi i Ademit me një vrimë në fyt të mbuluar me fasho, pa asnjë njollë. Me sy të vegjël por shqiponjë, me gjoks një metër, sikur na fliste dhe këndonte. Shabani, me sy të nxjerr e me dorë të këputur, ndërsa Hamza me gjoksin shpellë. Foshnje të djegura e të prera. Bëra përkuljet pranë të të gjitha kufomave. Një orë të plotë aty.

Snajperistë serb rreth e rrotull. Disa ndërkombëtar. Njoha profesorin tim të nderuar Zekeria Cana. Pastaj një hoxhë, kameraman Riza Zymeri (nga Vushtria) dhe Isuf Berisha (nga Gjurgjeviku i Madh) etj. Filluan t’i ndalojnë njerëzit që vinin. Edhe i rrihnin. Lajmi që nuk do të varrosen deri në ardhjen e arkivoleve, Ne, që ishim aty, bënë që të largohemi. Nga depoja e Skenderajt u tërhoqa në Polac, pastaj në Likoshan, Baks, Dobroshec (në tren) e prej aty në Ujëmirë. Ashtu siç e mora bukën me vete e ktheva në sh’pi…”

Prisnim lajmin. Legjenda tashmë ishte kthyer në realitet: Pushonte me një plumb në përjetësi. Kumti kishte marr pamjen e rëndë: “Mësuesi Muhamet fol!” Kishte ndërruar i tëri. Kishte shkuar me flokë të zeza, u kthye me të thinjura! Kishte shkuar me shpresë, u kthye i dërmuar: “Po e vërtetë!” Mbrëmja e kishte kthyer në figurë të zbehtë. “E shpalova dhe i mbulova me këto duar! Më duhet të pushoj! Ditë të rënda na presin! Do të jemi më të fortë.” Kurrë më nuk biseduam për atë ditë. Vetëm për me u kujtue. Dhe sot legjenda bënë jetën e vet të amshueshme në përjetësi, për t’u ringritur si një feniks.

Të mos harrojmë: Tri aktet e fillimit (“Dosja XXII”)

Ata u shkëputën nga koha për të mbetur të përhershëm
Ata u shkëputen nga jeta për të mbetur të përjetshëm

Jemi bërë si një teneqe arkaike që tingëllon fuqishëm nëpër tokë. “Po ta shtrydhim do të rrjedh gjak…”- thonë. Zhurmëria e vetëdijes është ngulitur në etnikum ballkanik. Historia përsëritet në këto hapësira. Zvetënimi modern përkryhet në përmasat e ripërtëritjes kohore.

Diku rrjedh gjak At(ë)dheu, diku dhunohet një vashëngrisur, diku bëhet dasmë pa flamur, diku përqeshet koha memece dhe shkrihen koka akulli e diku shkruhen fletëvotime të përgjysmuara! Në trazira kidnapohen edhe homoseksualet pa e ditur se ata mund të shfaqen brenda vetes! Votimet vazhdojnë ende! Ato s’kanë përfunduar, derisa ligji për homoseksualët tashmë vite më parë e ka miratuar parlamenti! Gërvishtjet e vashës, në gjoksin e djathtë, i kishin shkaktuar vetëvrasje njërit prej tyre.

Tashmë 17 janari i kishte zili numrit 22. Ishte kurdisur në shumë kohë. Nuk dihej se cili i paraprinte tjetrit. Dosja D(Drenica) filloj aksionin me dosjen G(Gelbard- i). Qetësia e shpirtrave, bashkë me turmën e hipnotizuar nën dosjen R(Rugova) dhe K(Kosova) bënë ribashkimin ripërtëritës në fletëvotime. Fictioni ishte i pafuqishëm para factionit. Për shek. XXI dosja- ditore 22, e kohës dymujore, do të futet e njëjtësuar, me TRI AKTE:

Akti i parë: Janë plagosur dy vajza. “Ata u nisën nga At(ë)dheu im për t’më sulmuar, këtu, në Atdhe… Vdekjen e kemi afër… Të sakrifikohemi sot sepse nesër është vonë të vdesim për vatër- vatan!” – tha plaku.

Akti i dytë: Dyfytyrësia hije mes terrorizmit dhe Ushtrisë Çlirimtare nuk frikësohej. UFO-të ishin zhdukur kur u shfaqen të maskuarit hije. Ishin bashkëdyzuar apo kishin frikë?! Më e tmerrshme ishin bërë masakrat e mbitokës njerëzore se sa enigma e jashtëtokës qiellore. Ambasadori i supërshtetit hyri në këtë zonë.

Akti i tretë: Dy plus 2 bëjnë 1 (një). “Mjaftë më me varre, t’i kthehemi fletëve me një kandidaturë universale të njëshit!” – zhurmërojë plisi (Profesor Cana në Shqipëri) në një shërbim liderizmi. “Mos shko vetëm në Shqipëri, sepse i vetëm mund edhe të mos kthehesh!”

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori