LAJMI I FUNDIT:

Diplomon gjenerata e 56-të e kadetëve të Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 56-të e kadetëve të Policisë së Kosovës

Sot, më datën 15 tetor 2021, diplomoi gjenerata e 56-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës.

Duke u bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID -19, diplomimi është bërë në  grupe të vogla në hapësirat e akademisë, i organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore – Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.


Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla , drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe stafi menaxhues, të cilët vlerësuan lartë aktivitetet dhe diplomimin e 197 kadetëve, tani si policë të rinj që do t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

“Kjo do të jetë ndihmesë e madhe për punën në terren dhe nga të njëjtit është kërkuar angazhim sidomos në këtë kohë të pandemisë. Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngritet niveli i besueshmërisë te qytetarët.  Policëve të rinj ju dëshiruan shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast të 197-të policët e rinj i pranuan certifikatat dhe dhanë betimin zyrtar se do të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, se do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për 11  kadetët policorë si kapiten të klasave dhe 20 kadetëve policorë për rezultatet me të larta të arritura gjatë kohëzgjatjes së trajnimit. Nga data 18 tetor 2021, policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës duke vazhduar me pjesën e programit të trajnimit fushor për policët e rinj në Stacione policore në kohëzgjatje prej dy (2) viteve nën mbikëqyrje të instruktorëve praktik/fushor të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori